Jashtëtokësorët nuk komunikojnë me ne, pasi që kemi mungesë të inteligjencës

  • 22 May 2020 - 07:20
Jashtëtokësorët nuk komunikojnë me ne, pasi që kemi mungesë të inteligjencës

Hulumtuesit e dukurive paranormale karakterizohen për pikëpamjet e tyre pozitive në raport me ekzistencën e UFO-ve dhe jashtëtokësorëve në përgjithësi. E, njëri nga optimistët më të mëdhenj për ekzistencën e jashtëtokësorëve është Neil DeGrasse, i cili udhëheq një emision televiziv, ku çdo javë thërret mysafirë të ndryshëm, për të diskutuar në lidhje me mundësinë e ekzistencës së një civilizimi tjetër.

DeGrasse, që ka qenë i përfshirë në një sërë projektesh për identifikimin e jetës jashtë planetit tokë, ka thënë: "Druhem që jashtëtokësorët, në fakt, na kanë vizituar, mirëpo kanë vendosur që të mos komunikojnë me neve pasi që kanë ardhur në përfundim se nuk ka jetë inteligjente në tokë". Sipas tij, ka mundësi që krijesat që jetojnë në planetë shumë më të vjetër sesa ai i yni mund të na kenë dërguar mesazhe nëpërmjet teknikave të thjeshta për ta, mirëpo të pakuptueshme për ne. 

(Kosova Sot Online)