Ja si duhet të veproni nëse e shihni një fantazmë

  • 22 May 2020 - 14:59
Ja si duhet të veproni nëse e shihni një fantazmë

Ndonëse vetë fjala fantazmë krijon një lloj ndjesie të keqe, ekspertët e hulumtimeve të dukurive paranormale thonë që nuk duhet të frikësoheni, edhe nëse viheni në kontakt me to Mos bëni panik Sado që mund të mendojmë që do të silleshim me qetësi në raport me krijesat e çuditshme, që quhen fantazma, një gjë e tillë nuk mund të paramendohet kurrë. Pra, duhet përjetuar për t'u vërtetuar. E, ekspertët e dukurive paranormale porosisin që, sado që mund të keni tendencë për ta sulmuar fantazmën, apo për të ikur nga ajo, të qëndroni dhe ta sodisni, pasi që jo shumë njerëz e kanë privilegjin për t'i parë krijesat e tilla.

Qëndroni të qetë edhe nëse fantazma iu afrohet pasi që në përgjithësi fantazmat nuk i bëjnë kujt dëm. Përpiquni të komunikoni Po, ka shumë gjasë që ju të keni mundësi të komunikoni me shpirtrat. Zakonisht janë fantazmat e personave që kanë jetuar dikur - më së shumti të të afërmve të vdekur - ato që ka mundësi të reagojnë ndaj përpjekjeve tuaja për të komunikuar. Thjesht, nëse e shihni fantazmën e një njeriu duke ju afruar, flisni me të. Fillimisht prezantohuni sikur që prezantoheni kur takoheni me një person që nuk e keni parë më herët dhe silluni mirë. Nuk është e thënë që fantazma do të përgjigjet, megjithatë, nëse fantazma është shfaqur me një mision të caktuar, atëherë ka shumë gjasë që të komunikojë me juve. Ftojini të tjerët Nëse jeni vetëm në dhomën ku është shfaqur fantazma dhe afër ka njerëz të cilët mund të vijnë për të parë se çka është duke ndodhur, lajmëroni ata qetë. Sa më shumë dëshmitarë të një ngjarjeje të tillë, aq më e besueshme është ngjarja.

Gjithsesi, teksa ju tregoni të tjerëve se çka do të shohin, duhet të jeni shumë i qetë, pasi që, përveçqë mund ta frikësoni fantazmën, që si rezultat ka mundësi të zhduket, mund t'i frikësoni tej mase edhe njerëzit të cilët i keni ftuar. Priteni fantazmën që të zhduket Thjesht, prisni për të parë se çka do të ndodhë. Shpirtrat zakonisht mund të shihen vetëm për disa sekonda, ose, nëse jeni fatlum, për rreth një minutë. Andaj, ju nuk do të dëshironit që të dilni nga dhoma, pa u zhdukur fantazma. Prisni edhe pasi që fantazma të jetë zhdukur, pasi që, bazuar në rastet e mëhershme, ekspertët e dukurive paranormale thonë që ka shumë mundësi që fantazma të kthehet, pak kohë pasi që të jetë zhdukur.

Dokumentojeni eksperiencën tuaj Ndonëse takimi me fantazmat është takimi më i rastësishëm, pra njerëzit të cilët e kanë fatin t'i shohin fantazmat zakonisht nuk kanë mundësi të parapërgatiten, është e rëndësishme që të mundoheni të dokumentoni sa më tepër nga eksperienca e juaj e rrallë. Fotografitë, videot, audioincizimet dhe shënimet e marra ju ndihmojnë që ta krahasoni përjetimin momental me përshtypjet që ju krijohen më vonë nga takimi me fantazma.

(Kosova Sot Online)