Tri mallkimet më bindëse nga jeta reale

  • 23 May 2020 - 10:39
Tri mallkimet më bindëse nga jeta reale

Ka shumë "mallkime", të cilat në fund dalin të mos jenë tjetër gjë, pos profecive retroaktive. Mirëpo, ka edhe mallkime reale.

Muzikantët e mallkuar Edhe pse si emër mund të mos e keni të njohur, "27 Club" është i mbushur me njerëz për të cilët pa dyshim se keni dëgjuar. Nga e majta në të djathtë në fotografi shihen Brian Jones, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison dhe Kurt Cobain. Që të pesë këta persona nuk janë (ishin) të famshëm vetëm për zërin e tyre, por edhe për faktin se që të gjithë kishin 27 vjet kur vdiqën. Jones u mbyt në një pishinë, Hendrix-it iu zu fryma në të vjellat e veta, Joplin vdiq nga droga heroinë, Morrison me gjasë po ashtu dhe Cobain e vrau veten me revole në fytyrë.

Por, këto janë vetëm pesë rastet më të njohura. Në fakt, klubi famëkeq 27 përfshin 41 anëtarë, duke filluar nga Alexandre Levy, i cili vdiq në janar të vitit 1892. Anëtari më i ri i kësaj liste, muzikanti i njohur nga Zambia, Lily Tembo, vdiq në muajin shtator të vitit 2009. Martesat e mallkuara Ndokush mund të thotë, gjysmë me shaka, se të gjitha martesat janë të mallkuara, por disa raste nga e kaluara thjesht t'i rrëqethin mishrat. Kur princi Amedeo i Savojës deklaroi se do të martohej me Maria Vittoria dal Pozzo-n, mbreti i Italisë, Victor Emmanuel II, ishte tërësisht kundër. Por, përkundër kësaj, dy të rinjtë, princi Amedeo I dhe princesha Maria, u martuan më 30 maj të vitit 1867 në një dasmë, e cila mund të quhet si më e mallkuara në histori.

Dita e dasmës filloi me lajmin se gruaja që duhej të përkujdesej për fustanin e nusërisë, e kishte varë veten. Më pas, rrugës nga pallati për në kishë, koloneli i cili ishte në krye të kolonës vdiq ngase i ra dielli në kokë. Më pas, dera e pallatit nuk hapej. Pasi që e kërkuan portierin, e gjetën atë në një pellg gjaku, të vdekur. Menjëherë pas martesës, kumbara bëri vetëvrasje. Më pas vdiqën edhe dy-tre dasmorë të tjerë. Kjo radhë e vdekjeve mori fund dhjetë vjet më vonë, kur princesha Maria vdiq nga komplikimet e lindjes, në moshën 29- vjeçare. Numri i mallkuar i telefonit Ju mund të mendoni se, sado i mallkuar që mund të jetë një numër i telefonit, ai nuk mund t'ju vrasë. Kjo mund të jetë e vërtetë për numrat e tjerë, por jo edhe për numrin 0888-888- 888.

Ky numër në fillim ishte lëshuar në Bullgari, viteve 2000 dhe, që nga atëherë, kishte kaluar nëpër disa duar. Të gjithë pronarët e tij janë të vdekur. Ky numër i takon "Mobitel"-it, një kompanie bullgare të telefonisë mobile dhe, deri më tani, ka marrë tri jetë. Në vitin 2001, pronari i parë i këtij numri, dhe shef ekzekutiv i kompanisë "Mobitel", Vladimir Grashnov, vdiq nga kanceri. Më pas numri iu dha një shefi të mafisë, Konstantin Dimitrov, i cili u vra derisa ishte duke darkuar me një modele në vitin 2003. Në fund, ai numër përfundoi në dorën e biznesmenit Konstantin Dishliev, të cilin e vranë para një restoranti indian në Sofje të Bullgarisë, në vitin 2005. Kjo ka ndikuar që "Mobiltel" ta suspendojë këtë numër për afat të pacaktuar.

(Kosova Sot Online)