Arkeologët zbulojnë 24 linja të reja në Nazca

  • 25 May 2020 - 10:41
Arkeologët zbulojnë 24 linja të reja në Nazca

Një ekip i arkeologëve japonezë zbuloi 24 gjeoglife të reja në shkretëtirën Nazca të Perusë, të cilat mund të jenë më të vjetrat në këtë zonë, sipas kërkuesve shkencorë nga Universiteti Yamagata i Japonisë. Gati të padukshme në sipërfaqe, pamjet janë siguruar me anë të skanerëve 3-D, në veri të qytetit Nazca. Format gjeometrike të vizatuara janë gjetur rreth një km e gjysmë në veri të qytetit Nazca, ku ato përfshijnë një vizatim i asaj që dukej të jetë një lamë (lloj kafshe, si deve) si dhe vizatime të tjera të cilat nuk janë aq të qarta. Mendohet se këto vizatime datojnë nga shekulli III dhe V para erës së re.

Kjo d.m.th. se linjat e reja të gjetura në Nazca do të korrespondonin me kohën e quajtur Paracas, gjë që nënkupton se këto linja janë më të vjetrat që janë gjetur ndonjëherë në këtë zonë, duke qenë më të vjetra edhe se linjat e famshme: të kolibrit, majmunit, figurave humanoide, etj., të cilat ishin të zbuluara më parë. figura më e madhe e gjetur tani, është ajo e lamës, rreth 20 metra e gjatë.

(Kosova Sot Online)