Dëshmi të reja për fshehjen e aktiviteteve paranormale

  • 25 May 2020 - 11:49
Dëshmi të reja për fshehjen e aktiviteteve paranormale

Në dhjetor të vitit 1980, qielli mbi Sufolk ishte ndriçuar nga drita të çuditshme, në rastin më të qartë të shikimit të UFOs në Britani, ku disa dhjetëra qytetarë britanikë ishin dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Tani, gati 35 vjet më vonë, një ish-komandant ushtarak i SHBA-së, është i bindur se ai ka gjetur dëshmi të reja për ta konfirmuar vërtetësinë e këtyre UFO-ve.

Koloneli Charles Halt, thotë se ai tani posedon me deklaratat e operatorëve të radarit, se objekti i panjohur ishte hetuar nga ta atëherë. Ai insiston duke thënë se "ne nuk jemi të vetëm", si dhe ka akuzuar autoritetet për fshehjen e këtij aktiviteti paranormal. Ai thotë se nuk ka fije dyshimi se ka edhe krijesa të tjera inteligjente në gjithësi. Këtë, sipas tij, e dinë edhe disa njerëz të tjerë, te të cilët nuk ka qasje as edhe presidenti i SHBA-së, Barack Obsma.

(Kosova Sot Online)