Shkencëtarët zbulojnë diçka të ‘çuditshme’ në galaktikë: Befasohen nga rezultatet

  • 26 May 2020 - 10:28
Shkencëtarët zbulojnë diçka të ‘çuditshme’ në galaktikë: Befasohen nga rezultatet

Një ekip shkencëtarësh ka zbuluar një galaktikë që duket si një “unazë kozmike e zjarrit” që do t’i ndihmojë ata të kuptojnë më shumë rreth mënyrës si formohen dhe evoluojnë strukturat galaktike

Lloji tepër i rrallë i galaktikës ka një masë të ngjashme me Rrugën tonë të Qumështit, por është formuar si një vrimë në mes, sipas një njoftimi për shtyp nga Qendra ARC .

Astronomët nga institucioni arritën të kapnin një imazh të galaktikës dhe tani mund të zbulojnë se si dukej 11 miliardë vjet më parë.

”Është një objekt shumë kurioz që ne nuk e kemi parë kurrë më parë,” tha studiuesi kryesor Tiantian Yuan, nga qendra, në një deklaratë.

“Duket e çuditshme dhe e njohur në të njëjtën kohë.”

Galaktika, e cila është quajtur R5519, është 11 miliardë vjet dritë nga Sistemi ynë Diellor. Vrima në qendër të saj ka një diametër dy miliardë herë më të gjatë se distanca midis Tokës dhe diellit, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar dje.

(Kosova Sot Online)