A na pret këtë shtator një apokalips klimatik?

  • 29 May 2020 - 07:12
A na pret këtë shtator një apokalips klimatik?

A do të vijë këtë shtator një apokalips i vërtetë klimatik? Kjo është pyetja të cilën ia parashtrojnë vetes shumë ekspertë të kësaj fushe. Data e fatkeqësisë që më së shpeshti përmendet, është 24 shtatori, derisa të tjerët thonë se do të ketë diferencë prej disa ditësh. Ka edhe të tillë që kanë thënë se këtë katastrofë do ta shkaktojë "Ndeshësi" (Collider) i madh Hadron, i qendrës kërkimore shkencore, CERN.

Të tjerët thonë se, në këtë rast, nuk do të kemi të bëjmë me fundin e botës, sikur që përshkruhet në librat fetarë, por me një katastrofë të madhe, e cila do ta shënojë fillimin e Rendit të ri botëror, paraqitjen e Bishës (Antikrishtit), me ç'rast papa Françesk do ta merrte rolin e profetit të rremë, të përmendur në Librin e Revelatës, në Bibël. Sipas këtyre parashikimeve, Obama do ta luajë rolin e paraprirësit të Bishës. Përpos këtyre parashikimeve të pabesueshme, shkencëtarët thonë se na pret një mini epokë e akullit. 

(Kosova Sot Online)