Alieni zihet duke përgjuar një familje

  • 29 May 2020 - 07:14
Alieni zihet duke përgjuar një familje

Data e pamjes: korrik 2015 Vendi: Nuevo Laredo, Meksiko Në periferi të qytetit Nuevo Laredo, në mes të ditës, pronari i një ferme, pasi që kishte dëgjuar një zhurmë të çuditshme jashtë shtëpisë së tij, kishte vendosur të shikonte se për çka bëhej fjalë. Duke e përdorë kamerën e celularit të tij, ai kishte incizuar një krijesë të frikshme aliene. Me tipare humanoide, krijesa dukej të ishte lakuriqe, me një lëkurë tejet rozë, duke lëvizur mbi kulmin e shtëpisë.

Ai ishte i zhdërvjelltë, vital, me duar dhe këmbë të gjata dhe me kokë të vogël. Pasi që pa se e kishin hetuar, alieni u largua me të shpejtë, pa u ditur me saktësi se ku ishte zhdukur. Video incizimi rreth kësaj ngjarjeje, në gjuhën spanjolle, tanimë është postuar në "YouTube" nga një kanal lokal TV i lajmeve, "El Mañana". Analizat preliminare të materialit tregojnë se nuk ka pasur përpunim e as ndryshim të video incizimit, i cili, përndryshe, duket të jetë autentik. 

(Kosova Sot Online)