A janë zbuluar qytete në pluton?

  • 30 maj 2020 - 10:05
 A janë zbuluar qytete në pluton?

Sapo kanë filluar të vijnë pamje më të detajuara, fascinuese të planetit xhuxh, Pluton, menjëherë kanë filluar teoritë e konspiracionit, kështu që ithtarët e këtyre teorive tanimë në ato fotografi shohin qytete të tëra. Ata thonë të kenë vërejtur disa struktura drejtkëndore në sipërfaqe të Plutonit, të cilat menjëherë i kanë interpretuar si qytete.

Ajo që dihet është se këto "struktura" nuk paraqesin artefakte JPEG, meqë këto foto janë të llojit TIFF. Disa nga këto struktura të mundshme të "qyteteve të alienëve" kanë gjatësi prej disa kilometrash. Ato edhe duhet të jenë tepër të mëdha që të shihen nga kjo distancë në pamjet më të fundit të Plutonit, të publikuara nga NASA, respektivisht nga misioni i saj i ri historik hapësinor. Disa nga këto struktura diagonale mund të jenë rezultat i aberracionit kromatik dhe i faktit se kemi të bëjmë me kompleks prej 2 pamjeve. Por, fakti se strukturat më të mëdha kanë hije, krijon një paqartësi edhe më të madhe.

(Kosova Sot Online)