Në Britani vërehet një UFO i madh

  • 02 qershor 2020 - 07:40
Në Britani vërehet një UFO i madh

Vetëm tani është bërë me dije se, më 21 maj të këtij viti, në Britani ishte vërejtur një UFO i madh. Më saktësisht, në Kardif të Britanisë. Një dëshmitar thotë se ishte duke shkuar rrugës me veturë rreth orës 10:30 të mbrëmjes, kur kishte parë UFO-n e madh në qiell. UFO-ja ishte duke shkuar në drejtim të tij, dëshmitari thotë se, prapa këtij UFO-je të madh, gjendej një tjetër, më i vogël, i cili dukej se ishte duke e ndjekur atë. Ai thotë se UFO-t thuajse nuk bënin fare zhurmë dhe lëviznin ngadalë, por megjithatë ishin në gjendje që të rrinin pezull.

Dëshmitari thotë se ishte frikësuar shumë, meqë ishte i vetëm në rrugë dhe kishte frikë se UFO-t e kishin vërejtur atë. Më pas, objektet e paidentifikuara fluturuese ikën në drejtim të një parku. Dëshmitari thotë se nuk mundi të shihte a ishte ndokush në këto objekte fluturuese, meqë ato lëshonin një dritë të fuqishme, të bardhë.

(Kosova Sot Online)