Roveri i NASA-s vëren një sferë të alienëve në Mars

  • 02 June 2020 - 07:36
Roveri i NASA-s vëren një sferë të alienëve në Mars

A thua si do ta demantojnë kësaj here zyrtarët e NASA-s faktin se roveri i tyre ka sjellë pamjen e qartë të një sfere që rri pezull mbi sipërfaqen e Marsit. Deri tani, ata kanë demantuar gjithçka, nga eshtrat e alienëve, e deri te çdo mundësi për ekzistimin e jetës aktuale, apo të kaluar në Planetin e Kuq. Nëse ia mësyjnë ta bëjnë këtë, atëherë zyrtarët e NASA-s do ta kenë shumë më të vështirë sesa herëve të tjera, meqë shihet qartë sfera e cila rri pezull.

Sfera, si dhe çdo formë tjetër e rregullt gjeometrike, për nga definicioni, shumë më shumë ka të ngjarë që të jetë e bërë nga ndokush, me qëllim, sesa që të jetë krijuar në një mënyrë të natyrshme. Përndryshe, këto foto janë bërë nga Kamera Mast (Mastcam) e roverit "Curiosity", gjatë ditës së 952-të të qëndrimit të tij në Mars. Shumë ekspertë thonë se në Mars ka jetë, por atë duhet kërkuar nën dhe, e jo në sipërfaqe të planetit. 

(Kosova Sot Online)