Si u zhduk civilizimi tripilian?

  • 03 June 2020 - 07:24
Si u zhduk civilizimi tripilian?

Civilizimi i ashtuquajtur tripilian ka ekzistuar midis viteve 4.500 dhe 3.000 para erës së re dhe ai konsiderohet civilizimi i parë urban në kontinentin evropian. Ai shtrihej në hapësirat e Ukrainës, Moldavisë dhe Rumanisë së sotme. Vendbanimet e këtij civilizimi karakterizohen nga forma jo e rregullt, unazore-eliptike, ku shtëpitë janë ndërtuar nga druri, argjila dhe kallami i thurur. Në çdo shtëpi, në të djathtë të derës gjendej oxhaku dhe një dritare ovale.

Nga të dhënat e mbetura shihet se njerëzit e këtij civilizimi besonin se bota është treshtresore. Në shtresën më të lartë, sipas tyre, gjendej uji qiellor i cili ruhej nga gjarpërinjtë, në shtresën e dytë qielli dhe perënditë, e në shtresën e tretë ata mendonin se ishte Toka dhe njerëzit në të. Besohet se në këtë civilizim mbretëronte matriarkati, ku femrat ishin kryesoret në familje dhe merreshin me bujqësi, derisa meshkujt ishin gjuetarë dhe përkujdeseshin për kafshët shtëpiake. Interesant është edhe fakti se, pjesëtarët e këtij civilizimi, çdo 50 - 80 vjet digjnin vendbanimet e tyre, për t'i ndërtuar të rejat, në po atë vend. Besohet se ky civilizim u zhduk si pasojë e ndryshimeve të mëdha klimatike. 

(Kosova Sot Online)