Shtëpitë e pushtuara, që i kanë çmendur qiraxhinjtë

  • 09 June 2020 - 15:01
Shtëpitë e pushtuara, që i kanë çmendur qiraxhinjtë

Shtëpia në Emitvill të Nju-Jorkut Ngjarja e tmerrshme që ka ndodhur në Emitvill është shkruar edhe në roman, që më pas është bërë një bestseller, për t'u përdorur më pas edhe për realizmin e një franshize të suksesshme të filmit. Ngjarja është më sa vijon: George dhe Kathy Lutz, bashkë me tre fëmijët e tyre, ishin vendosur për të jetuar në një shtëpi të madhe në këtë fshat të NjuJorkut, për të cilën kanë paguar një qira shumë të vogël. Arsyeja pse ata kanë paguar qira të ultë për shtëpinë është se vetëm trembëdhjetë muaj më herët, në atë shtëpi, Ronald DeFeo, i biri i ish pronarit, kishte vrarë disa njerëz, përfshirë këtu edhe prindërit e tij.

Si rrjedhojë, familja Lutz kishte qëndruar vetëm 28 ditë në atë shtëpi dhe pa e bërë një muaj ishte larguar, pa marrë gjë me vete. Thuhet se pak ditë pasi që ishin vendosur në shtëpi, George kishte filluar të zgjohej dhe të endej nëpër shtëpi në ora 3:15 të mëngjesit, koha kur Ronald-i i kishte vrarë familjarët e tij. Më pastaj, të gjithë anëtarët e familjes kishin filluar të flinin në bark, pozicioni në të cilin Ronald-i i kishte lënë të shtrira viktimat. George, në anën tjetër, kishte filluar t'i vizitonte kafenetë në të cilat dikur kishte shkuar Ronald-i, ku edhe kishte porositur birrën e preferuar të Ronald-it. Në anën tjetër, Kathy, kishte filluar të shihte ëndrra, shumë reale, ku shiheshin vrasje të ndryshme, duke u kryer në shtëpinë ku jetonte familja. Kurse, vajza e vogël e çiftit e kishte gjetur një mik të padukshëm në shtëpi, me të cilin bisedonte çdo natë, deri sa ta zinte gjumi. Shtëpia e vrasjeve në afërsi të Ajovës Në orët e hershme të një mëngjesi të qershorit të vitit 1912, në fshatin e vogël në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjashtë anëtarë të familjes Moore si dhe dy mysafirët e familjes, ishin gjetur të vdekur.

Tetë viktimat kishin pasur shenja të goditjeve nga sëpata në kokët e tyre. Ndërsa, pas ardhjes në vendin e ngjarjes, hetuesit e kishin gjetur armën e ftohtë, në njërën prej dhomave të shtëpisë. Bazuar në pozicionet e viktimave, hetuesia ka thënë që të gjitha viktimat, përveç zonjës së shtëpisë, e cila ka pasur shenja vetëmbrojtje në duart e saj, kanë qenë duke fjetur në momentin kur janë sulmuar. Që prej asaj kohe, ka pasur një sërë njerëzish, të cilët janë akuzuar për krimin, megjithatë, përkundër disa seancave gjyqësore, askush nuk është burgosur për këto vrasje. Shtëpia, ku janë kryer vrasjet, vazhdon të qëndrojë ndërsa pronarët e lëshojnë me qira për vizitorët, të cilët dëshirojnë ta ndjejnë fuqinë paranormale përbrenda shtëpisë. Megjithatë, njëra prej vizitave të fundit ishte shndërruar në një ngjarje pothuajse fatale kur, hetuesi i dukurive paranormale, Robert Laursen Jr., gjatë vizitës në shtëpi, diku nga mesi i natës, e kishte ngulur një thikë në gjoksin e tij. Pasi që ishte mjekuar e këndellur, ai kishte thënë se nuk e kishte idenë pse e kishte bërë një gjë të tillë. Shtëpia e pushtuar në Konektikët Familja Snedeker ishte bartur për të jetuar në shtëpinë e re në Sathington të Konektikëtit në vitin 1986.

Arsyeja kryesore pse familja ishte bartur për të jetuar në këtë vend ka qenë fakti që shtëpia gjendej shumë afër spitalit universitar të Konektikëtit, ku i biri i tyre po trajtohej për një sëmundje të rrallë. Mirëpo, para se të vendoseshin për të jetuar në shtëpi, familjarët nuk e kishin ditur që shtëpia, në fakt, dikur ishte përdorur si shtëpi funeralesh. Familja kishte gjetur gjësende të vjetra në shtëpi, që kishin mbetur nga e kaluara e kësaj ndërtese. I biri i familjes Snedeker ka thënë që ka dëgjuar zëra, ka parë hije që i kanë kaluar muret ndërsa disa anëtarë tjerë të familjes kanë thënë që i kanë ndjerë duart e disa krijesave që i kanë prekur, megjithatë, pasi janë kthyer, nuk kanë parë gjë. Edhe zhurmat e zinxhirëve, nga një dhomë e mbyllur, mund të dëgjoheshin kohë pas kohe. Kur jetesa në këtë shtëpi ishte bërë pothuajse e padurueshme, familjarët i kishin ftuar disa hetues të dukurive paranormale si dhe disa priftërinj për t'ua pastruar shtëpinë dhe, ndonëse e kishin pranuar që pastrimi i shtëpisë nga fantazmat kishte pasur efekt, ata ishin larguar nga shtëpi, të tmerruar. /vijon/

(Kosova Sot Online)