Qiraxhinjtë e shtëpive të pushtuara

  • 10 June 2020 - 15:01
Qiraxhinjtë e shtëpive të pushtuara

Shtëpia në Indiana të SHBA-së Një nënë nga Geri i Indianës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte pretenduar që vajza e saj dymbëdhjetëvjeçare dhe i biri i saj, nëntëvjeçar, ishin pushtuar pasi që ishin bartur për të jetuar në shtëpinë e tyre të re. Pasi që Latoya Ammons kishte filluar të dëgjonte zhurmë këmbësh dhe kishte filluar të shihte hije njerëzisht, kur ishte e vetme në shtëpi, ajo kishte vendosur që t'i thërriste disa persona që merren me pastrimin e shtëpive nga shpirtrat e ligë dhe, kur ata kishin ardhur, asaj i ishte thënë që në shtëpinë e saj gjendeshin 200 djaj dhe se ajo duhej të vendoste vaj ulliri në kokat, duart dhe këmbët e fëmijëve të saj, para se ta vendoste altarin e Marisë dhe Krishtit në bodrumin e shtëpisë.

Ata nuk kishin arritur ta pastronin shtëpinë dhe pa kaluar shumë kohë, fëmijët e Ammons-it kishin filluar të silleshin shumë ndryshe, duke nxjerrë zëra të çuditshëm dhe duke bërë lëvizje djallëzore. Ata, në fakt, kishin shkuar aq larg në çmenduri saqë ishin detyruar t'i nënshtroheshin ekzorcizmit. Gjithsesi, ndonëse më vonë ishte pretenduar që djajtë ishin përndjekur nga shtëpia, familja ishte larguar. Shtëpia në Herrisvill Në vitin 1970, disa ditë pasi që Roger dhe Andrea Perron e kishin bartur familjen e tyre në shtëpinë e re në Herrisvill, kishin filluar të ndodhnin disa gjëra shumë të çuditshme. Shtëpia e tyre e re kishte qenë njëri nga plantacionet e para në atë zonë.

Ndërsa, pak kohë pasi që ishin zhvendosur, kryefamiljarët e kishin kuptuar që tetë gjenerata të familjes Arnold kishin jetuar në atë shtëpi, shumë prej të cilëve kishin vdekur brenda shtëpisë. Disa nga vdekjet e tyre kishin qenë më të vërtetë tragjike, pasi që, shumë familjarë ishin gjetur të varur, të mbytur në ujë. Ndërsa, pikërisht në këtë shtëpi kishte ndodhur edhe rasti i pazgjidhur i dhunimit dhe vrasjes të një vajze njëmbëdhjetëvjeçare. Si rrjedhojë, shumica e njerëzve të vdekur në këtë ndërtesë, nuk kishin dalë përgjithmonë nga shtëpia, duke lënë pas shpirtrat e tyre. Disa nga këta shpirtra kanë qenë të qenë, mirëpo, disa të tjerë, si puna e atij të zonjës Bathsheba Sherman, e kishin terrorizuar familjen Perron.

Fantazma e Sherman-it i ishte gjuajtur zonjës Perron, duke e sulmuar fizikisht e duke e ndjekur me flakë, ndërsa, kur kjo gjë nuk ishte dukur e mjaftueshme, ajo kishte filluar ta sulmonte nga përbrenda, duke e detyruar të bënte sjellje shumë të çuditshme, pothuajse djallëzore. Kështjella Franklin Kështjella Franklin është një ndërtesë katërkatëshe që gjendet në Kllivlend të Ohajos, në SHBA. Shtëpia ishte ndërtuar në vitin 1881, për Hannes Tiedmann, një imigrant gjerman. Tragjedia kishte filluar me vdekjen e bijës së tij, Emma-s, vdekje kjo që brenda tri viteve ishte përcjellë nga vdekja e nënës dhe tre fëmijëve të tjerë të Hannes-it, duke bërë që shumë njerëz të dyshojnë që këtu bëhej fjalë për vrasje. Për t'ia larguar bashkëshortes së tij vëmendjen nga familjarët e humbur, zotëri Hannes kishte vendosur që ta zgjeronte shtëpinë dhe ta pajiste me orendi të reja, mirëpo antike, duke ia dhënë kështu dukjen e një kështjelle. Mirëpo, meqë nuk ishin qetësuar, shtëpia ishte shitur. Shtëpia kishte qëndruar bosh për një kohë të gjatë, për shkak të pretendimeve që në të ishin kryer vrasje. Në vitin 1968, në të ishte vendosur familja Romano, që shpejt kishte raportuar për dukuri paranormale. Familja Romano e kishte shitur shpejt shtëpinë dhe si rrjedhojë shtëpia kishte ndërruar shumë pronarë. Shumica prej tyre, në veçanti ata të familjes DeVinko, kanë raportuar për ndryshime fundamentale në karakterin e familjarëve të tyre.

(Kosova Sot Online)