Zhdukjet e pashpjegueshme të njerëzve

  • 12 June 2020 - 15:18
Zhdukjet e pashpjegueshme të njerëzve

Zhdukjet në Benington Në periudhën 1920-1950, në Benington të Vermontit në SHBA, kishin ngjarë disa zhdukje të pashpjegueshme, ndërsa ndër më të njohurat kanë qenë këto: - Më 1 dhjetor të vitit 1949, zotëri Tetford kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij në Benington, në autobusin në të cilin ndodheshin edhe katërmbëdhjetë njerëz të tjerë. Ndërsa, ndonëse njerëzit, që kishin qenë duke udhëtuar bashkë me të kanë thënë që disa herë gjatë rrugëtimin e ka parë zotëri Tetford-in duke fjetur në karrigen e tij, kur autobusi kishte mbërritur në stacion, ai nuk ishte gjetur. Në fakt, të gjitha gjërat e tij kishin mbetur në autobus, mirëpo Tetford-i ishte zhdukur për t'u mos u parë më. - Më 1 dhjetor 1946, një studente tetëmbëdhjetëvjeçare - Paula Welden - ishte zhdukur gjatë kohës kur ka qenë duke shëtitur.

Ajo, për herë të fundit, ishte parë nga një çift, të cilët kanë thënë që kanë qenë duke ecur prapa saj, ndërsa, pasi që u kishte humbur nga shikimi, ajo nuk ishte parë nga asnjë person tjetër deri sot e kësaj dite. - Në mes të muajit tetor të vitit 1950, tetëvjeçari Paul Jepson ishte zhdukur nga një fermë. Nëna e tij, e cila e kishte siguruar mbijetesën duke u kujdesur për kafshët, e kishte lënë të birin e saj duke luajtur me një derr të vogël në afërsi të stallës, para se të shkonte për t'u kujdesur për kafshët e tjera. Pak kohë më vonë ajo ishte kthyer për të parë që i biri i saj ishte zhdukur. Një kërkim i gjerë për vogëlushin kishte rezultuar i pafrytshëm.

Zhdukja e burrit me aftësi të kufizuara Owen Parfitt ishte paralizuar nga një sulm i rrezikshëm në zemër. Në qershor të vitit 1763, në Shepton-Mellet të Anglisë, Parfitt ishte ulur jashtë shtëpisë së motrës së tij, gjë të cilën e kishte bërë si zakon, sidomos në mbrëmjet e ngrohta të verës. Meqë e kishte lënë vëllain të sigurt, nën çatinë e ballkonit të shtëpisë së saj, motra e Pafitt-it, Susannah, kishte shkuar deri tek fqinjët, për ta kryer një punë të saj. Ndonëse nuk kishte qëndruar më shumë se gjysmë ore, kur ishte kthyer në shtëpi kishte parë që vëllai i saj i palëvizshëm nuk ishte i ulur në karrigen e tij. E befasuar, Susannah kishte kërkuar gjithandej, mirëpo nuk kishte gjetur as edhe një shenjë të vetme, që do të mund t'i ndihmonte në gjetjen e vëllait të saj.

Në fakt, kërkimet për burrin me aftësi të kufizuara kanë vazhduar brez pas brezi, deri në vitin 1933, mirëpo askush nuk ka arritur ta gjej ndonjë shenjë të burrit të zhdukur. Zhdukja e diplomatit britanik Diplomati britanik, Benjamin Bathurst, ishte zhdukur duke mos lënë gjurmë në vitin 1809. Pas një misioni të kryer në gjykatën austriake, Bathurst kishte qenë duke u kthyer në Hamburg të Gjermanisë. Ai, bashkë me shoqëruesin e tij, ishin ndalur për të drekuar në një restorant, ndërsa, pasi që e kishin përfunduar ushqimin, ishin nisur drejt karrocës, që i priste jashtë. Mirëpo, diplomati Bathurst kishte dalë para kuajve për të parë nëse gjithçka ishte në rregull, mirëpo, që prej atij momenti, nuk ishte parë më nga askush, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

(Kosova Sot Online)