Ekipi televiziv filmon një fantazmë në kështjellën angleze

  • 13 June 2020 - 13:55
Ekipi televiziv filmon një fantazmë në kështjellën angleze

Një hije misterioze është incizuar me kamerë gjatë xhirimeve për një seri të re të hetimeve paranormale, që do të shfaqet në televizion. Video, që është publikuar në internet si promovim për serinë e re 'Hetuesit e së Kaluarës', shfaq regjisorin Bex Palmer dhe ndjekësin e dukurive paranormale, Derek Acorah, të cilët shihen duke biseduar me njëritjetrin, për të kaluarën e kështjellës, ku janë duke i bërë xhirimet.

Në atë moment, në murin që gjendet përballë tyre, shihet një hije, që duket të jetë e një njeriu, e cila, pasi që futet nga ana e djathtë, e qëndron për disa sekonda pa lëvizur, niset nga ana e majtë, për t'u zhdukur më pas në tërësi. Hija duket se i zë në befasi autorët e serisë televizive. Kështjella Tetbëri, ku janë bërë xhirimet, konsiderohet si njëra nga ndërtesat më të pushtuara në Angli dhe vizitorët shpeshherë kanë raportuar për zhurmë hapash e shfaqje të figurave misterioze.

(Kosova Sot Online)