A jemi të gjithë ne jashtëtokësorë?

  • 15 June 2020 - 15:00
A jemi të gjithë ne jashtëtokësorë?

L indja e jetës në tokë përbën njërën prej enigmave më të mëdha, me të cilat janë përballë shkencëtarët, megjithatë disa nga këta shkencëtarë kanë filluar ta vënë në pikëpyetje faktin nëse jeta ka filluar në tokë. Astrobiologët janë duke mbledhur prova që tregojnë se jeta mund të ketë filluar diku tjetër në galaksi dhe është bartur këtu nëpërmjet meteoritëve dhe kometave, para rreth 3.8-4 miliardë vjetësh, teori kjo e njohur si panspermia. Për shembull, molekulat organike dhe uji janë gjetur në kometat që kanë kaluar nëpër sistemin tonë diellor, duke treguar që materialet, që kanë qenë të nevojshme për t'ia filluar jetës në tokë mund të kenë ardhur nga hapësira. Megjithatë, ka të tjerë që pretendojnë se vetë jeta ishte formuar diku tjetër, për t'u bartur më pas në tokë, ku kishte gjetur kushtet e përshtatshme për t'u zhvilluar.

Ide rreth 150 vjet e vjetër Panspermia nuk është teori e re - fillimisht ishte propozuar në vitin 1871 - mirëpo së fundmi ka marrë mbështetje më të madhe, pasi që shkencëtarët kanë mbledhur prova se universi është i mbushur përplot me komponentë organikë. Përkundër faktit që nuk janë gjetur prova ekzakte për ta vërtetuar këtë teori, ideja në fjalë tanimë nuk është larg mendsh, sa ka qenë dikur. "Unë personalisht besoj që Marsi mund të ketë qenë vendi nga ku ka filluar jeta në tokë", ka thënë Peter Ward, biolog në Universitetin e Uashingtonit. Ai më pas ka shtuar që nëse vërtetohet që jeta në tokë ka origjinë jashtëtokësore, atëherë do të kishte ndikim të madh në pikëpamjet shkencore dhe fetare.

E tërë Galaksia mund të jetë e mbushur me jetë Shumica e shkencëtarëve kanë folur për faktin që jeta në tokë është shfaqur përnjëherësh, rreth 3.8 miliardë vjet më herët, në të njëjtën kohë kur kushtet për ta mbështetur jetën në tokë ishin bërë të përkryera. Disa shkencëtarë shkojnë më larg, duke pretenduar që e gjithë 'Rruga e Qumështit' mund të jetë e mbushur me jetë. Chandra Wickramasinghe, astrobiolog në Universitetin e Bakinghemit, dhe një mbështetës i madh i kësaj teorie, beson që Toka, vazhdimisht, shkëmben materiale organike me planetët, që janë në sistemet diellore fqinje. Ai së fundmi ka qenë i përfshirë edhe në publikimin e disa veprave shkencore, në të cilat ai e ka gjetur atë që mendon se janë mbetjet e fosilizuara të organizmave në meteoritë.Astronomët më pas kanë bërë të ditur që, në vend të njerëzve të shkurtër, me formë ovale të kokës, ne duhet të vihemi në kërkim të bimëve të gjelbra, pasi që ato mund të na tregojnë për ekzistencën e jetës jashtë tokës.

(Kosova Sot Online)