Aeroplani fantazmë' shihet në Britaninë e Madhe

  • 17 June 2020 - 08:24
Aeroplani fantazmë' shihet në Britaninë e Madhe

Disa njerëz kanë raportuar se e kanë parë një aeroplan bombardues, të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, duke fluturuar, dhe atë shumë ulët, në Derbishajër të Anglisë. Ndër dëshmitarët e shumtë janë edhe çifti Richard dhe Helen Jephson, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me veturën e tyre kur e kanë parë këtë aeroplan duke fluturuar aq ultë saqë në fillim kishin menduar se do të përplasej. "Dritarja e veturës sime ka qenë e hapur dhe aeroplani ka qenë duke fluturuar aq ulët saqë unë kam mundur ta prek", ka thënë Richard-it.

"Ne u patëm mbajtur, sepse patëm menduar që ai do të përplasej, mirëpo, aeroplani, që nuk lëshonte fare zhurmë, kishte vazhduar". Autoritetet e kanë konfirmuar që asnjë aeroplan nuk ka qenë i planifikuar të fluturonte në zonat nga ku kanë ardhur dëshmitë në periudhat për të cilat pretendohet që është parë. 

(Kosova Sot Online)