“Këtë të diel vjen fundi i botës!” Sikur të mos mjaftonte pandemia, interneti po çoroditet me teorinë e re konspirative!

  • 16 June 2020 - 14:13
“Këtë të diel vjen fundi i botës!” Sikur të mos mjaftonte pandemia, interneti po çoroditet me teorinë e re konspirative!

Nëse do t’i besonit teorisë më të fundit të dalë në internet për një parashikim të bërë nga fiset Maya, atëherë duhet të përgatiteni për fundin e botës që hm, hm, vjen këtyë fundjavë!

Po, po, sikur të mos mjaftonin teoritë konspirative mbi Covid-19, një tjetër teori po qarkullon online në lidhje me fundin e botës.

Me siguri e mbani mend parashikimin që doli të ishte komplet mashtrim për fundin e botës në vitin 2012 sipas kalendarit Mayan.

Ndërsa tani po qarkullon një interpretim i ri që në thelb thotë se nëse kalojmë në kalendarin Julian, ne jemi në të vërtetë në vitin 2012 dhe prandaj bota do të përfundojë brenda kësaj jave.

“The Sun”  i bazon këto pretendime mbi një shkencëtar të ri dhe studiues i quajtur Paolo Tagaloguin, postimi i të cilit dhe llogaria e tij në Twitter, LinkedIn dhe Instagram janë zhdukur që atëherë.

Por çfarë duhet të kemi parasysh para se të lexojmë teori të tilla konspirative dhe t’ia tregojmë botës?!

Së pari, ky nuk është parashikimi i parë për fundin e botës që vjen nga një civilizim para-kolonial apo nga ndonjë burim tjetër. Zakonisht ka disa parashikime apokaliptike që supozohet të dalin çdo vit apo më shumë. Deri më tani asnjëri nuk ka qenë i saktë, kështu që as ky i fundit nuk do të jetë!

Por gjithashtu nuk është e arsyeshme të supozosh se diçka do të ndodhë në të ardhmen, sepse nuk ka ndodhur në të kaluarën.

Para së gjithash, ka shumë arsye për të besuar se fiset Maya kurrë nuk parashikonin në të vërtetë fundin e botës, por përkundrazi pika e ndërprerjes në kalendarin e tyre ishte pikërisht përfundimi i një cikli.

Ashtu si prindërit tanë heqin kalendarin e vjetër çdo dhjetor, ky nuk ishte gjë tjetër veçse një sinjal për fillimin e një viti të ri ose cikli të ri.

Tani po thonë se 21 Dhjetori 2012 është me të vërtetë dita e diel, pra 21 qershori i vitit 2020 në kalendarin Julian, por kjo është tërësisht e gabuar, sipas astronomit Phil Plait.

“Data 21 dhjetor 2012 u kthye nga kalendari i fiseve Maja në atë Gregorian në radhë të parë. Pra, nuk ka asnjë arsye për ta lidhur këtë me kalendarin Julian. Nuk ka kuptim”, thotë ai.

Kështu që, vazhdoni me planet tuaja pandemike si zakonisht. Dhe kini kujdes çfarë lexoni!

(Kosova Sot Online)