Hoteli 'fantazmë' në Sicili, që është ndërtuar para 61 vjetësh dhe që kurrë nuk ka pasur mysafirë

  • 17 June 2020 - 14:54
Hoteli 'fantazmë' në Sicili, që është ndërtuar para 61 vjetësh dhe që kurrë nuk ka pasur mysafirë

Ndonëse puna në këtë hotel kishte filluar para 60 vjetësh, deri sot e kësaj dite hoteli nuk është vizituar nga as edhe një mysafir. Hoteli italian, 'Grande Hotel San Calogero', që gjendet në Sicili të Italisë, tani është në gjendje të rëndë dhe ka nevojë për riparim. Që prej vitit 1954, kur edhe kishte filluar puna në hotel, ka pasur disa 'Hapje Madhështore', që ishin planifikuar me shumë kujdes, megjithatë që të gjithat kishin rezultuar të dështuara. Pamja nga hoteli është e përkryer për t'i observuar pamjet e bukura, që i ofron ky ishull italian.

E, meqë është i vendosur afër një banje termale, ky vend ishte menduar si i përkryer për turistët që kërkonin pak relaks në Itali. 300 dhoma, asnjë turist Ai tanimë është shndërruar në elefantin e bardhë të Italisë, një vend i kompletuar me 300 dhoma, në të cilat nuk ka fjetur asnjëherë, askush. Hoteli është i ndërtuar në një terren shkëmbor, në Sicilinë jugore. Pas 30 viteve të punës intensive, hoteli ishte paraparë të hapej në fillim të viteve të 1980-a. Megjithatë, autoritetet e kishin bërë një gabim tepër të madh, duke mos e caktuar atë se kush do të merrej me menaxhimin e hotelit, andaj hoteli ishte dëmtuar rëndë, duke pasur nevojë për t'u riparuar.

Si rrjedhojë, ata kishin vendosur që ta përmirësonin hotelin, duke e caktuar hapjen e tij për vitin 1993. Mirëpo, një e papritur kishte ndodhur përsëri. Përkundër punës së madhe, të bërë për vite të tëra dhe mungesës së arsyeve racionale, hoteli nuk kishte arritur të lidhej me sistemin e drenazhimit. Si rrjedhojë, marrëveshja për menaxhimin e hotelit, që ishte nënshkruar në vitin 1993, kishte skaduar para se hoteli të hapej. Si rrjedhojë, autoritetet vendase ishin detyruar t'ia paguanin 800.000 euro kompanisë, e cila e kishte fituar mundësinë për ta menaxhuar hotelin, megjithatë kurrë nuk e kishte bërë një gjë të tillë - 'La Montagnola'. Dështimi i fundit Në vitin 2000, kur autoritetet kishin vendosur ta hapnin hotelin, pasi që e kishin lidhur me një sistem tjetër të drenazhimit, ata kishin arritur marrëveshje me një tjetër kompani për menaxhimin e tij, megjithatë puna në hotel nuk kishte filluar kurrë.

Gazeta italiane 'La Repubblica' raporton që këshilli i Sicilisë kishte 'harruar' t'i kërkonte fondet e nevojshme për rizhvillimin e drenazhimit të hotelit dhe planet, përsëri, kishin dështuar. Andaj, sot, përkundër faktit që gjendet në një pozitë shumë të mirë në Sicili, hoteli mbetet një testament i menaxhimit të gabuar të parasë, duke bërë që shumë njerëz t'i fajësonin dukuritë mbinatyrore për paaftësinë e ekipeve për ta lidhur hotelin në sistemin e drenazhimit në herën e parë, meqë, siç thamë, nuk ka pasur ndonjë arsye konkrete që një gjë e tillë të mos ndodhte.

(Kosova Sot Online)