Kur mund të goditet toka, nga shpërthimi masiv në diell?

  • 19 qershor 2020 - 07:40
Kur mund të goditet toka, nga shpërthimi masiv në diell?

Në vitin 1859 kishte ngjarë një shpërthim solar, që kishte qenë aq i fuqishëm saqë ndikimi i tij ishte ndier edhe në tokë, në jug të Kubës më saktësisht dhe si rrjedhojë telat e telegrafit, në disa zona, ishin djegur. Në botën e sotme, ku elektronika ka përparuar dukshëm, një shpërthim i tillë në diell do të ishte shumë më i rëndë, duke shkaktuar kaos.

Shkencëtarët tani e kanë llogaritur se sa shumë zjarr duhet të prodhojë një yll, si puna e diellit, për ta përjetuar një shpërthim si ai i vitit 1859 dhe si rezultat është thënë se ylli, si puna e diellit, mund të përjetojë shpërthime të tilla një herë në 350 vjet. Ndonëse ky mund të duket lajm i mirë për ne, pasi që shpërthimi i fundit ka ndodhur para vetëm 156 vjetësh, në teori, një shpërthim i tillë mund të ndodhë në çdo kohë, që i bie se edhe ne jemi të rrezikuar nga një goditje e tillë.  

(Kosova Sot Online)