Pamje të raketës amerikane “Ninxha” e cila nuk shpërthen – asaj i hapen gjashtë tehe të mprehta që shkatërron cakun – u përdor për vrasjen e gjeneralit iranian

  • 18 June 2020 - 16:03
Pamje të raketës amerikane “Ninxha” e cila nuk shpërthen – asaj i hapen gjashtë tehe të mprehta që shkatërron cakun – u përdor për vrasjen e gjeneralit iranian

Një video e re e postuar në internet, shfaq copëzat e raketës së shumëpërfolur amerikane që njihet si “raketa ninxha”.

Videoja është shpërndarë nga analisti për siguri Nick Waters, që është i specializuar në hetimin e sulmeve me dron në Bellingcat.

Aty shihen dëmet e shkaktuara nga raketat “ninxha” në një veturë plotësisht të shkatërruar, e në copëzat e tyre ishin shtypur AGM-114R9X.

R9X, nuk shkakton shpërthim por gjatë fluturimit nxjerr gjashtë tehe të mprehta që hapen në pjesën anësore dhe shkakton shkatërrim total të veturës – pa pasur dëme anësore.

Për dallim nga raketa Hellfire që shpërthejnë dhe rrezikojnë vdekjen e personave tjerë në një rreze prej mbi 30 metra, raketat e reja “ninxha” është shumë precize.

R9X besohet se është përdorur për të vrarë gjeneralin iranian Qassem Soleimani, gjatë janarit të këtij viti në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit – duke bërë që me këtë veprim të rriten tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit.

(Kosova Sot Online)