Majmunët shumë shpejt do të mund të flasin si njerëzit?

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 13:48
Majmunët shumë shpejt do të mund të flasin si njerëzit?

Shkencëtarët besojnë që majmunët janë shumë më afër gjuhës njerëzore sesa që ne besojmë. Ndonëse mund të tingëllojë si diçka nga filmat, ku majmunët paraqiten duke folur, hulumtuesit, të cilët kanë punuar në studimin e gorillës së quajtur Koko, thonë që aftësia për të prodhuar gjuhë të kontrolluar, sikur njerëzit, është diçka që majmunët nuk janë larg për ta arritur.

Hulumtuesi që është duke bërë studime post-doktoratës, Marcus Perlman, ka kaluar shumë vite duke i observuar sjelljet e Koko-s, në veçanti aftësitë për të lëshuar zë të kontrolluar dhe frymëmarrjen, kur ka qenë në kontakt me njerëzit. "Majmuni nuk prodhon zë periodik kur i bën këto sjellje, siç bëjmë ne, mirëpo mund ta kontrollojë laringun mjaftueshëm sa për të prodhuar një zë të kontrolluar në të ardhmen", ka thënë ai, duke shtuar që artikulimi i gjuhës së mirëfilltë nga ana e majmunëve nuk është diçka që nuk mund të arrihet.

(Kosova Sot Online)