A mund të udhëtojmë më shpejt se shpejtësia e dritës?

  • A.P /
  • 22 qershor 2020 - 07:46
A mund të udhëtojmë më shpejt se shpejtësia e dritës?

Për momentin, ideja që të udhëtojmë në drejtim të planetëve të largët është diçka për të cilën vetëm mund të ëndërrojmë, pasi që, edhe një anije kozmike, që do të ishte në gjendje të udhëtonte me shpejtësinë e dritës, do të kishte nevojë për plot katër vjet për të mbërritur deri tek ylli më i afërt me planetin tonë, pas diellit dhe më shumë se 2 milionë vjet për të mbërritur në galaksinë më të afërt. Andaj, çelësi për të qenë në gjendje për të udhëtuar nëpër hapësirë është zbulimi i një pajisje, që do të ishte në gjendje të udhëtonte më një shpejtësi më të madhe sesa ajo e dritës, gjë për të cilën shkenca thotë që është e pamundur.

Mirëpo, profesori Lewis Geraint Lewis, thotë që edhe Einstein-i ka thënë se një ditë njerëzimi do të ketë mundësi të udhëtojë nëpër univers, me shpejtësi shumë më të madhe sesa ajo e dritës. Gjithsesi, ai e pranon që për momentin realizimi i një gjëje të tillë është i pamundur, megjithatë e njëjta nuk mund të thuhet edhe për të ardhmen.  

(Kosova Sot Online)