Marsianët në momentet e tyre të fundit të jetës?

  • A.P /
  • 23 June 2020 - 07:52
Marsianët në momentet e tyre të fundit të jetës?

Koha e zbulimit: gusht 2015 Vendi i zbulimit: planeti Mars Me gjasë edhe ju do ta keni pyetur veten se si do të mund të duken racat e së ardhmes, të krijuara nga kombinimi i njerëzve me robotët. Ky zbulim ofron përgjigje në këtë pyetje. Këto qenie jashtëtokësore në Mars janë ruajtur në këtë pozitë për miliona vjet, në momentin e vdekjes së tyre.

Nëse shikoni më me vëmendje, mund të shihni se është një mashkull, i cili e mbanë me kujdes femrën, sikur të donte ta mbronte atë. Mendohet se teknologjia që gjendet brenda trupave të tyre ka ndikuar që ata të ruhen kaq mirë deri më tani. Ata nuk duken si statuja, por pamja që ofrojnë është ajo e momenteve të fundit të një çifti. Sikur në rastin e Pompeit, i cili për 1500 vjet konsiderohej vetëm si mit, për t'u bërë një realitet i prekshëm më pas. Edhe ky zbulim mund të jetë fakti i parë, dëshmia e parë e ekzistimit të alienëve në Mars. 

(Kosova Sot Online)