Në Angli zbulohet një monument 4,500 vjet i vjetër

  • A.P /
  • 22 qershor 2020 - 11:23
Në Angli zbulohet një monument 4,500 vjet i vjetër

Një ekip i arkeologëve e ka zbuluar një monument parahistorik jo shumë larg monumentit Stonehenge në Angli.

Në bazë të punës në terren dhe analizave, në këtë hapësirë gjenden rreth 20 boshte masive parahistorike, të cilat kanë diametër prej dhjetë metrave dhe janë pesë metra të thella. Kështu, ato e formojnë një rreth që ka diametër më të madh se dy kilometra.

Shenjat e para tregojnë se ky monument i përket Periudhës së Neolitit para më shumë se 4,500 vjetësh, rreth kohës kur ishin ndërtuar Muret e Durringtonit, shkruan “Daily Mail”.

Në vendin ku është zbuluar monumenti po kryejnë hulumtime ekspertë të shumtë, përfshirë profesorët e Universitetit St Andrews dhe kolegët e tyre nga Universiteti i Uellsit, institutet në Birmingham dhe Warwick.

Dr. Richard Bates tha: “Praktikat e sofistikuara qartazi dëshmojnë se njerëzit e asaj periudhe ishin goxha në harmoni me zhvillimet natyrore deri në masën që ne vështirë se mund t’i paramendojmë në jetën tonë sot.”

(Kosova Sot Online)