Telefoni 1.400 vjet i vjetër

  • A.P /
  • 24 qershor 2020 - 07:51
Telefoni 1.400 vjet i vjetër

Ky telefon antik, i zbuluar në Peru, është mbi 1400 vjet i vjetër dhe është dëshmi se alienët kishin vizituar dhe ishin përzier me popullin e Perusë. Ka kohë që disa dijetarë kanë shprehur mendimin e tyre se qytetin Maçu Piçu dhe qytete të tjera antike, i kishin ndërtuar alienët. 

Zbulimi i këtij telefoni antik habitë të gjithë ata që dëgjojnë për të. thuhet se ai u zbulua në gërmadhat e lokalitetit Çan-çan, në Peru. Ai paraqet shembullin më të hershëm të teknologjisë telefonike në Hemisferën perëndimore. Ai assesi nuk ka mundur të ishte shpikje e pavarur e popullit bregdetar çimu, në luginën Río Moche të Perusë veriore. Telefoni i zbuluar ngjan me një variant primitiv të telefonit, i cili përdorej në shekullin XIX, i cili ishte përdorur me qindra vjet. 

(Kosova Sot Online)