Cilët janë alienët më me ndikim në Tokë?

  • A.P /
  • 25 June 2020 - 07:44
Cilët janë alienët më me ndikim në Tokë?

Ekziston një debat i nxehtë në botë në lidhje me alienët. Përpos asaj se a ekzistojnë ata, apo jo, debatohet edhe rreth asaj se, nëse ekzistojnë, cilët nga ta janë më me ndikim në planetin tonë? Ata që tanimë janë pajtuar me idenë se alienët ekzistojnë, thonë se janë tri raca të tyre, të cilat kanë një ndikim më të madh te ne. Në rend të parë përmenden reptilianët.

Sikur që tregon edhe vetë emri i tyre, kemi të bëjmë me reptikë antropomorfikë, civilizimi i të cilëve u përhap nga sistemi Alfa Drakonis. Sipas ekspertëve, ata kanë një gjatësi deri në 4 metra dhe janë luftëtarë të zottë. Meqë ushqehen nga energjia negative, sikur që është frika, apo urrejtja, më parë këta alienë janë konsideruar demonë. Më pas vijnë alienët e hirtë, të cilët me gjasë janë më të famshmit. Ata mendohet se kanë kokë të madhe, sy në formë bajamesh dhe trup më të vogël. Ata vinë nga yjësia Orion dhe ata janë të paktë në numër. Thuhet se ata nuk kanë shpirt dhe sillen si robotë. Në vendin e tretë janë anunakit, të cilët erdhën nga planeti Nibiru. Sipas shkrimeve të lashta sumere, anunakit u kryqëzuan me njerëzit, duke krijuar një racë skllevërish.

(Kosova Sot Online)