Shkencëtarët: 'Grimcat fantazmë' vijnë nga qendra e tokës

  • A.P /
  • 26 qershor 2020 - 07:56
Shkencëtarët: 'Grimcat fantazmë' vijnë nga qendra e tokës

Për dekada të tëra, shkencëtarë të shumtë kanë punuar në zbulimin e origjinës së 'grimcave fantazmë' që quhen neutrione. Tani, nëpërmjet përdorimit të një laboratori nëntokësor në Itali, shkencëtarët kanë mbledhur prova që këto grimca prodhohen nën koren e tokës.

Ky hulumtim mund të ndikojë edhe në identifikimin e elementëve radioaktivë që gjenden nën korën e tokës, si dhe proceseve radioaktive, që gjenerojnë nxehtësinë përbrenda planetit tonë. Neutrionët gjenerohen nga ana e reagimeve nukleare që përfshijnë edhe shkrirjen e atomeve të paqëndrueshëm, që shpeshherë përshkruhen si 'copëza fantazmë', për shkak të faktit që janë copëza shumë të vogla, apo 500.000 herë më të lehta sesa elektronet. 

(Kosova Sot Online)