"Fantazma" që u fotografua nga alpinisti

  • 26 qershor 2020 - 07:38

Kjo është figura që është shfaqur në një fotografi të bërë nga një burrë, që ka qenë duke u ngjitur maleve në një zonë të largët. Ai kishte thënë që gjatë kohës kur ka qenë duke ecur, ai ishte ndjerë shumë çuditshëm, sikur të ishte pushtuar nga diçka.

Ai ka thënë që, ndonëse ishte krejtësisht i vetëm, ai ndihej sikur dikush po e shikonte, e në raste, edhe e dirigjonte se në ç'drejtim duhej ecur. Megjithatë, ai nuk e kishte vërejtur figurën, të cilën e kishte fotografuar, deri sa kishte shkuar në shtëpi dhe kishte filluar t'i shikonte fotografitë e nxjerra. Ndjenja, të cilën ai e kishte përjetuar, është përshkruar si shumë e tmerrshme dhe vetë dëshmitari, i cili nuk ka hezituar ta postojë fotografinë në internet, ka thënë që ka qenë i sigurt që dikush ka ndikuar në të gjatë rrugëtimit të tij. 

(Kosova Sot Online)