Shtëpia më e tmerrshme në botë

  • E.K /
  • 25 June 2020 - 14:57
Shtëpia më e tmerrshme në botë

Në fillim të viteve 1950, Ed dhe Lorraine Warren kishin filluar hetimin dhe luftën kundër dukurive mbinatyrore. Si medium trans që ishte, Lorraine dhe burri i saj, tani i ndjerë, demonologu Ed, thoshin se posedonin aftësi komplementare, të cilat ua mundësonin zbulimin dhe luftimin e fuqive paranormale. Çifti, i cili është më i njohur me rastin "Tmerri në Amitvill", në Nju Jork, në vitin 1976, dy vjet më parë kishte shërbyer si frymëzim për filmin e tmerrit "The Conjuring", në të cilin luajnë aktorët Patrick Wilson dhe Vera Farmiga. Kukulla e pushtuar nga djajtë Bëhet fjalë për tentimin e ekzorcizmit mbi kukullën "Raggedy Ann", e cila gjoja ishte pushtuar nga shpirti i vajzës, e cila kishte vrarë personin e fundit, i cili e kishte prekur.

Kukulla me emrin Anabel sot qëndron e mbyllur në vitrinën e qelqtë në bodrumin e shtëpisë së çiftit Warren në Monro të Konektikatit, bashkë me mijëra objekte të tjera të cilat i kishte mbledhur ky çift gjatë studimit të dukurive metafizike. Me gjasë ky është muzeu më i madh i relikteve okultiste në botë. Sikur që thotë "Daily Beast", çifti Warren kishin përdorë metodën e përzënies së shpirtrave të bazuar në fe, por edhe në njohuritë shkencore. Idhulli satanik Në vitin 1952, ky çift bashkëshortor kishte themeluar Shoqatën për studime parapsikologjike të Anglisë së re dhe, nga ajo kohë, ata thuhet të kenë punuar në më shumë se 10.000 raste. "Ata nuk janë okultistë, nuk janë të çuditshëm", thuhet në uebsajtin e tyre."Në esencë, ata janë njerëz të rëndomtë që merren me një punë të jashtëzakonshme".

Në faqen e muzeut të tyre në "Facebook", thuhet se Ed Warren dhe gruaja e tij ishin skeptikë të mëdhenj dhe se askush nuk mund t'i bindë se shtëpia e tyre është pushtuar nga shpirtrat e ligë, përpos nëse vetë ata nuk e hetojnë praninë e ndonjë dukurie paranormale. Ed vdiq në vitin 2006, por Lorraine, e cila ka më shumë se 80 vjet, vazhdon që të jetojë dhe punojë në të njëjtën shtëpi. Sikur që thuhet në ueb sajt, eksponatet e muzeut përfshijnë "Idhullin satanik" të gjetur në malet e Konektikatit, një pasqyrë të përdorur për thirrjen e shpirtrave, disa përmendore të varreve të fëmijëve, që kishin shërbyer si altarë satanikë, si dhe një organo, e cila vetë krijon muzikë. Aty janë edhe maskat, për të cilat thuhet janë objekte të mallkuara nga Afrika dhe Egjipti, pastaj objektet vudu dhe lodrat e kafshët të pushtuara nga shpirtrat e këqij.

(Kosova Sot Online)