Një qenie misterioze terrorizon Karolinën veriore

  • A.P /
  • 28 June 2020 - 08:55
Një qenie misterioze terrorizon Karolinën veriore

Një person i veshur me mantel të gjatë është duke bredhur nëpër komunitetin e Karolinës veriore, duke terrorizuar banorët. Thuhet se ajo krijesë ka një shprehi tejet bizare - hedh mish të papjekur në vendet ku luajnë fëmijët. Në mediat sociale tanimë janë paraqitur fotot e kësaj krijese misterioze. Ajo më së shpeshti është parë në lagjen Gastonia, ku edhe janë bërë këto foto.

"Ndoshta ndokush dëshiron të bëjë shaka të pakripë me këtë sjellje, por për mua gjendja është më se serioze", thotë banori lokal, Brooke Conrad. "Jemi duke jetuar në një botë ku nuk dihet se çka është duke ndodhur dhe ku gjithçka është e mundur". Nuk dihet se a bëhet fjalë për ndonjë mashkull, a femër. Policia nuk ka konfirmuar thashethemet në lidhje me hedhjen e mishit. Në ndërkohë, banorët lokalë janë duke jetuar në ethe. Ata mendojnë se kjo gjë duhet të sqarohet sa më parë që të jetë e mundur. 

(Kosova Sot Online)