Videot sensacionale shfaqin tre UFO teksa kalojnë afër sipërfaqes së tokës

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 10:05
Videot sensacionale shfaqin tre UFO teksa kalojnë afër sipërfaqes së tokës

Një seri e videove ka shpërfaqur tri objekte të paidentifikuara fluturuese, në afërsi të sipërfaqes së tokës. Objektet misterioze, që kanë ngjyrë të zezë, kalojnë fare pranë këtij trupi qiellor dhe njëri prej tyre duket se fuqizohet nga një raketë, e montuar në të, meqë, herë pas here, bën lëvizje shumë të shpejta. UFO-t në fjalë janë incizuar nga një kameraman profesionist, i cili shpeshherë i kalon ditët duke incizuar qiellin e hapur dhe objektet e ndryshme qiellore.

Ai është i njohur për përdorimin e efekteve të ndryshme, mirëpo këtë gjë e bën vetëm për t'i theksuar objektet që i kap me kamerën e tij. Në video ai dëgjohet duke thënë: "Nuk po them që këta janë jashtëtokësorë, mirëpo kam i sigurt që janë objekte, që kontrollohen në mënyrë inteligjente

(Kosova Sot Online)