Sekreti i bunarit të mallkuar

  • 29 June 2020 - 08:01
Sekreti i bunarit të mallkuar

Në brigjet e lumit Nid, afër Nersborosë në Angli, gjendet një bunar i mallkuar, uji i të cilit shndërron në gur çdo gjë që bie aty. Aventuristët kureshtarë lënë gjësende të ndryshme afër bunarit - biçikleta, zinxhirë, lodra - të cilat me të vërtetë shndërrohen në gur. Të dhënat më të hershme rreth këtij bunari datojnë nga viti 1538, kur besohej se uji i këtij bunari kishte veti shëruese.

Legjenda lokale thotë se, në shpellën ku gjendet bunari, kishte lindur Ursula Southhail, e njohur më shumë me emrin Nëna Shipton, e bija e një prostitute lokale. Kjo vajzë ishte aq e shëmtuar, sa që besohej se ishte e bija e dreqit. Më pas thuhej se ajo kishte veti mbinatyrore dhe e parashikonte të ardhmen. Thuhet se gjoja, ajo parashikoi humbjen e armatës spanjolle në vitin 1588, zjarrin e madh në Londrën e vitit 1666, si dhe zbulimin e telefonit. Në shekullin XVII ky bunar u bë atraksion turistik. Shkenca moderne thotë se në ujin e këtij bunari ka një përqendrim aq të lartë të mineraleve, sa që ato krijojnë një mbështjellës "të gurtë" rreth objekteve. Uji i këtij bunari nuk pihet. 

(Kosova Sot Online)