Vendet misterioze të cilat nuk mund t'i vizitoni

  • E.K /
  • 30 June 2020 - 14:55
Vendet misterioze të cilat nuk mund t'i vizitoni

"Club 33", Disneylandy Ekziston një klub sekret dhe ekskluziv mu në qendër të Sheshit Nju Orlins, në Diznilend. Në fakt, ju mund ta vizitoni këtë vend, por duhet që të regjistroheni në listën e pritjes, apo thënë më qartazi, ju duhet që të prisni 14 vjet. Po ashtu, duhet ta paguani një shumë regjistrimi prej 27,000 dollarësh dhe një shumë vjetore prej 11.000 dollarësh.

Edhe me e ditë se e gjen babën gjallë... Klubi Bohemian Bëhet fjalë për një klub ekskluziv të meshkujve, i lokalizuar në Bohemian Grouv, në një pronë prej rreth 1000 hektarësh në Monte Rio, Kaliforni. Nëse doni që të bëheni anëtar i këtij klubi, duhet të jeni ose i pasur, ose njeri me pushtet. Artistët (sidomos muzikantët) mund të bëhen anëtarë të asociuar dhe përgjatë historisë 143 vjeçare të këtij klubi, ka pasur vetëm 4 anëtarë nderi të gjinisë femërore. Ekziston një listë e pritjes prej 15 vjetësh dhe motoja e klubit është "Merimangat rrjet-bërëse nuk vijnë këtu". Një dreq e di se çka d.m.th kjo.

Shpellat Lascaux Nëse doni që ta vizitoni njërën nga galeritë më të famshme të artit parahistorik, atëherë kjo do t'ju mbetet vetëm dëshirë. Kompleksi i shpellës ka rreth 2.000 figura, ku më e vjetra vlerësohet më shumë se 17.000 vjet e vjetër. Fatkeqësisht, këto vepra kanë filluar që të sulmohen nga myku i zi dhe shkencëtarët janë të vendosur që ta mbajnë atë sa më larg nga këtu. Janë të paktë ata njerëz që lejohen të hyjnë këtu - edhe atë vetëm pak ditë të çdo muaji.

Ishulli Surtsey Njëri ndër "ambientet" më të reja në Tokë, ky ishull doli në sipërfaqe në vitin 1963, pas një shpërthimi vullkanik afër brigjeve jugore të Islandës. Me një sipërfaqe prej vetëm 1.2 kilometrash katrore, ky ishull ju ka ofruar shkencëtarëve informata të vlefshme rreth mekanizmave me anë të të cilave qeniet e gjalla kolonizojnë sipërfaqet e reja. Me qëllim të fitimit të "rezultateve të pastra", prania njerëzore ndalohet rreptësisht.

(Kosova Sot Online)