A ekziston një civilizim i përparuar në brendësi të Tokës?

  • E.K /
  • 01 June 2020 - 15:16
A ekziston një civilizim i përparuar në brendësi të Tokës?

Të sfiduar nga shkencëtarët, mbështetësit e pohimit të ekzistimit të "shtatë palë qiejve dhe shtatë palë tokës" u munduan që ta shpjegonin këtë me ekzistimin e planetëve në sistemin diellor. Por, pasi që u zbuluan më shumë planetë, atëherë thënia në fjalë përsëri mbeti mister. Tani po flitet me të madhe rreth mundësisë që Toka të jetë boshe. Në fakt, që në thellësi, apo brendësi të saj, të ekzistojë ndonjë civilizim tjetër, ndoshta më i përparuar sesa ky yni.

A thua domethënia e thënies së lartpërmendur të jetë bukfale, d.m.th. që në brendësi të Tokës të ekzistojnë edhe gjashtë palë "tokë" të tjera? Kjo do të thoshte që planeti ynë të ishte i ngjashëm me kukullën e famshme ruse, matrioshka. Nuk janë dimensione, por botë të ndryshme Civilizim brenda civilizimit, shtatë herë. Ndokush do të mund të thoshte se, ndoshta, flitet për dimensione të ndryshme, por jo. Kuptimi i thënies është më konkret, më fizik.

Tanimë janë shkruar libra dhe janë bërë filma rreth teorisë së "Tokës boshe". Thuhet se hyrja për në botën e brendshme gjendet afër poleve të Tokës dhe se edhe Hitleri ishte i vetëdijshëm për këtë dhe se ai, në fakt, mund të mos ketë bërë fare vetëvrasje, por të ketë shkuar në këtë botë tjetër. Cilido që të ketë qenë fati i fyrerit të çmendur gjerman, teoria e "Tokës boshe" është me rëndësi edhe për faktin se sjell me vete edhe implikime të tjera. Mbështetësit e kësaj teorie thonë se të ashtuquajturit alienë dhe fluturaket e tyre UFO, në fakt nuk vijnë nga planetët e largët, por mu nga brendësia e Tokës.

Të të ashtuquajturit alienë, të cilët sipas kësaj teorie janë banorë të Tokës, sikurse edhe ne, herë pas here dalin në sipërfaqe, për ta penguar racën tonë të marrë që të mos bëjë ndonjë budallallëk bërthamor, i cili do të mund ta rrezikonte tërë planetin, e me këtë edhe racat e përparuara që supozohet të jenë duke jetuar brenda Tokës. Kjo teori përpiqet që ta shpjegojë edhe enigmën e Trekëndëshit të Bermudeve ku, sipas tyre, aty mund të gjendet hyrja për në botën e nëndheshme.

Sipas kësaj teorie, në qendër të Tokës do të duhej të ekzistonte një Diell tjetër. Në mbështetje të kësaj teorie shkojnë shkrimet e shumë njerëzve, të cilët përgjatë historisë, kanë pretenduar se janë takuar me qenie nga nëntoka. Mbështetësi i flaktë Një përshkrim i tillë vjen nga John Cleves Symmes Jr, një oficer amerikan, tregtar dhe ligjërues, i cili është deklaruar si mbështetës i zjarrtë i teorisë së Tokës boshe, duke shprehur gatishmërinë që ta demonstrojë këtë edhe praktikisht, nëse ndokush do ta mbështeste në këtë drejtim. Ai thotë se Toka përbëhet nga pesë sfera koncentrike, ku Toka jonë ku jetojmë ne njerëzimi, dhe atmosfera janë sferat më të mëdha. Ai nuk thotë se gjendet një Diell tjetër në brendësi të Tokës, por thotë se sferat e brendshme reflektojnë dritën e Diellit tonë, pra të këtij Dielli të cilin e shohim përditë. Vetëm Krijuesi e di të vërtetën!

(Kosova Sot Online)