I telefonon 'shoku i vdekur'

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 08:57
I telefonon 'shoku i vdekur'

Ndonjëherë të afërmit, apo familjarët e vdekur kanë nevojë që të na thonë diçka. Ndonjëherë ata e përdorin telefonin për ta bërë këtë. Një shembull i tillë është edhe ky në vijim: Një njeri kishte vendosur që ta bënte një operacion në zemër. Kishte shkuar dhe ishte vendosur në një hotel, një natë para intervenimit. Derisa ishte duke i rregulluar disa gjëra në dhomë, cingëroi telefoni. "Alo, a je ti filani?" e pyeti zëri. Askush nuk e dinte se ai ishte vendosur në atë hotel.

"Po", u përgjigj njeriu. "Mos u opero nesër. Nuk e ke ende kohën për të vdekur", i tha zëri. "Kush je ti?", pyeti njeriu me mosbesim. "Jam Jimbo", tha zëri. I vetmi person me emrin Jimbo, i cili i kujtohej, ishte një koleg i punës, i cili kishte vdekur disa vjet më parë. "Ku je ti"?, e pyeti ai shokun e ndjerë. "Në një vend midis Xhenetit dhe Tokës", tha zëri, e më pas lidhja u dërpre. Sikur që mund ta merrni me mend, njeriu e shtyri operimin.  

(Kosova Sot Online)