Shkrimi misterioz nga Ishulli i Pashkëve

  • A.P /
  • 06 korrik 2020 - 07:58
Shkrimi misterioz nga Ishulli i Pashkëve

Gjuha rapa nui, apo shenjat rongorongo janë zbuluar në Ishullin e Pashkëve. Supozohet se këto shenja janë përdorë nga banorët e parë të këtij ishulli. Përpos këtij shkrimi nuk janë gjetur gjurmë të tjera të shkrimit. Shumë ekspertë janë munduar që ta deshifrojnë këtë shkrim, por deri më sot kjo nuk i ka shkuar për dore askujt.

Shenjat e kësaj forme të të shkruarit përfshijnë silueta të formave të bimëve, njerëzve, kafshëve dhe figurave gjeometrike. Është shkruar në drejtime të ndryshme, gjë që e ka komplikuar deshifrimin edhe më shumë. Sot e kësaj dite ekzistojnë vetëm 26 pllaka të drunjta me shkrime të kësaj gjuhe, deri më sot, të pakuptueshme. Përpos kësaj, në këtë ishull ka edhe shumë petroglife, të cilat paraqesin shpezët dhe jetën e përditshme të banorëve. 

(Kosova Sot Online)