Ngjarjet nga jeta reale, që janë më të tmerrshme sesa filmat trilerë

  • E.K /
  • 07 July 2020 - 15:19
Ngjarjet nga jeta reale, që janë më të tmerrshme sesa filmat trilerë

Gjaku misterioz Kur fëmijët e shkollës fillore "Riverwood" në Australi dolën jashtë gjatë pushimit një ditë, ata panë se oborri ku ata luanin ishte mbushur me gjak. Sasia e gjakut ishte aq e madhe, saqë nuk mund të paramendohej që viktima potenciale të kishte mundur të largohej nga vendi i ngjarjes.

Por, edhe pse u bënë analiza të thukëta të ADN-së, as sot e kësaj dite nuk dihet i kujt ishte ai gjak. Dëshira bizare Kur George Boyer ishte i vogël, ai nuk ëndërronte si moshatarët e tij që, kur të rritet të bëhet atlet, apo yll roku. Në vend të kësaj, ai ëndërronte që, si i rritur, ta kishte vetëm një këmbë. Kjo dëshirë bizare nuk iu plotësua deri në moshën 68-vjeçare. Boyer e plagosi veten në këmbë. Mjekët në spital thanë se ata do të mund t'ia kishin shpëtuar këmbën atij, por Boyer i kishte bindur që t'ia amputonin atë. Boyer jetoi i kënaqur me një këmbë, gjatë pjesës tjetër të jetës së tij. Vëllai i vdekur, apo i gjallë? Në vitin 1885, një njeri mori një letër nga vëllai i tij.

Problemi qëndronte vetëm te fakti se vëllai i tij kishte 13 vjet që kishte vdekur. Në letër thuhej se vëllai ishte i sëmurë mendërisht dhe se së shpejti do ta vizitonte atë. Kur ky njeri, i shtyrë nga kureshtja, hapi varrin e vëllait të tij, pa se ai ishte - i zbrazët! Libri i Poe-s bëhet realitet Në vitin 1838, Edgar Allan Poe publikoi romanin "The Narrative of Arthur Gordon Pym of Nantucket". Aty flitej për tre detarë, të cilët ishin të detyruar ta hanin shokun e tyre, me kusht që të mbijetonin, pasi që u ishte dëmtuar anija. Poe nuk e dinte se kjo ngjarje do të bëhej realitet disa vite më vonë.

Në vitin 1884, me të vërtetë ndodhi një fatkeqësi detare, ku u fundos një anije dhe tre detarë u detyruan që ta hanin shokun e tyre, i cili quhej Richard Parker, sikur edhe njeriu i ngrënë në librin e Poe-s. Kafka e Timurit Banorët lokalë ua tërhoqën më kot vërejtjen arkeologëve sovjetikë se, po ta merrnin kafkën e Timurit, njërit prej pushtuesve më të mëdhenj mongolë, kjo do të çonte në luftë, meqë ata e morën kafkën në fjalë. Dita e nesërme ishte 22 qershori i vitit 1941, dita e Operacionit "Barbarossa", invadimit nazist të BRSS-së. Me qindra mijëra rusë vdiqën për vetëm disa javë.

(Kosova Sot Online)