Në Mars është fotografuar jo një 'lugë', por një 'set' i tërë 'lugësh'

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 08:03
Në Mars është fotografuar jo një 'lugë', por një 'set' i tërë 'lugësh'

Fotografitë që dërgohen nga 'Curiosity', që nga agjencia hapësinore NASA është dërguar në planetin Mars me qëllim të grumbullimit të informacioneve për planetin e kuq, zakonisht përmbajnë formacione të çuditshme shkëmbore, që shpeshherë na ngjajnë me disa sipërfaqe në tokë.

Më herët gjatë kësaj jave, është raportuar që në Mars është vërejtur një 'lugë', ndërsa fotografitë, e publikuara më vonë kanë treguar se bëhej fjalë për më shumë 'lugë' dhe një objekt që ngjante me shkopin për konsumimin e ushqimit. Kjo fotografi për herë të parë është publikuar nga Emily Lakdawalla, e cila këtë fenomen e ka ndërlidhur me kushtet atmosferike në Planetin e Kuq. 

(Kosova Sot Online)