Kukulla që një herë u ngjall, e më pas u zhduk në mënyrë të mistershme

  • E.K /
  • 09 July 2020 - 15:19
Kukulla që një herë u ngjall, e më pas u zhduk në mënyrë të mistershme

Kjo kukull, e cila dikur qëndronte në njërën prej shtëpive më të pushtuara nga djajtë në botë, ka një tregim edhe më të frikshëm sesa pamja e saj. Me një vendndodhje në Ki Uest të Floridës, shtëpia "Audubon" ka qenë dëshmitare e një varg ngjarjesh të frikshme. Rreth 200 vjet më parë, kjo ishte shtëpia e kapitenit Jack Geiger, një shkatarraqi të mirënjohur, si dhe e 12 fëmijëve të tij.

Por, asnjë tregim nuk është më rrëqethës dhe tmerrues sesa ai i kukullës "Camera Shy Doll", e cila 'jetonte' aty. Kukulla misterioze Me qindra vizitorë dhe kalimtarë kanë qenë dëshmitarë të paraqitjes misterioze të fëmijëve duke qeshur, qarë dhe duke lozur në dhomën e tyre. Bile, vetë kapiteni është parë duke shëtitur me vajzën e saj Hannah në kopsht. Dhe, kukulla mendohet t'i ketë takuar mu asaj vajze, portreti i frikshëm i së cilës ende qëndron i varur në shtëpi, duke bërë që disa vizitorë të qajnë.

Kur qyteti ishte përfshirë nga një epidemi e kolerës, në këtë shtëpi ishin sjellë shumë fëmijë të sëmurë, ku ishte hapur një lloj spitali, e ku fëmijët i kalonin ditët e tyre të fundit në vetmi. Këtu kishin vdekur aq shumë fëmijë, sa që vetë dhoma ka marrë pamjen e vdekjes. Kjo shtëpi është shndërruar në muze në vitin 1960, ku asokohe kukulla ishte vendosur në një karrocë fëmijësh, në një kënd të dhomës. Alarmet Pasi që ishte instaluar një sistem i elaboruar i sigurisë, menaxheri i muzeut vazhdimisht thirrej që t'i kontrollonte alarmet, të cilat aktivizoheshin për shkak të lëvizjeve në shtëpi.

Lëvizjet thuajse gjithmonë regjistroheshin në dhomën e fëmijëve, por kur rojet shkonin për të kontrolluar, nuk shihnin asgjë. Sa herë që vizitorët donin ta fotografonin kukullën me pamje të çuditshme, ata përjetonin probleme me fotoaparatet e tyre. Ose nuk mund të bënin fotografi fare, ose fotografitë ishin të prishura me shirita të zi. Në një rast, derisa një fotograf ishte duke bërë fotografi të kukullës, papritmas u hap fotoaparati dhe doli filmi në dritë, me ç'rast u shkatërrua. Një regjisor kishte vendosur që ta bënte një film rreth kësaj kukulle misterioze, por kur kishte shkuar e kishte parë se kukulla nuk gjendej aty. Ajo sikur ishte ngjallur dhe ishte larguar për të mos u gjetur kurrë më.

(Kosova Sot Online)