Shkencëtari spanjoll zbuloi Atlantidën?

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 08:15
Shkencëtari spanjoll zbuloi Atlantidën?

Shkencëtari spanjoll Manuel Cuevas thotë se ka gjetur Atlantidën, qytetshtetin mitik të përshkruar nga filozofi i madh antik grek, Platoni. Cuevas mendon se Atlantida gjendet në Andaluzi, ku ai e mbështetë këtë pretendim të tij në pamjet satelitore të bëra në atë regjion. Përgjatë shekujve ka pasur një interesim të madh që të gjendej Atlantida, ku ka pasur edhe shumë pretendime se është gjetur ajo.

Disa dijetarë thonë se Atlantida gjendej në ishullin grek Santorini, i cili rreth vitit 1600 para erës së re u shkatërrua nga një vullkan, por duke u bazuar në përshkrimin që ia bën Platoni Atlantidës, ajo duhej të gjendej diku në Atlantik, prapa Shtyllave të Herkulit. Sipas Platonit, Atlantida mbrohej nga Posejdoni, meqë mbret i Atlantidës ishte i biri mitik i tij, Atlasi. E, shkencëtari spanjoll i lartpërmendur thotë se është 99% i sigurt se e ka zbuluar këtë qytet-shtet. 

(Kosova Sot Online)