A e posedoni shqisën e gjashtë? A mund ta parashikoni të ardhmen?

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 15:18
A e posedoni shqisën e gjashtë? A mund ta parashikoni të ardhmen?

1. A keni pasur ndonjëherë: a) një ndjenjë të veçantë se një ngjarje të caktuar e keni përjetuar më parë (deja vu); b) keni parashikuar çka do të thotë ndokush; c) ndjenjën se ndonjë ngjarje, apo situatë jeni duke e përjetuar për herë të parë. Deja vu shfaqet kur informatat afatshkurtra në kujtime përzihen me informatat afatgjata, e në disa raste kjo gjendje mundet edhe të zgjasë.

2. Kur cingëron telefoni: a) ndonjëherë pa shikuar ia qëlloni kush thërret; b) mendoni për dikë tjetër, e më pas ai person ju thërret; c) kurrë nuk mendoni rreth asaj se kush mund të jetë duke ju telefonuar. Nëse rregullisht ia qëlloni se kush është duke thirrur, atëherë ka mundësi që ta keni dhuntinë e telepatisë, e nëse ia qëlloni se kush do të thërrasë, atëherë me gjasë mund ta parashikoni të ardhmen.

3. Të humbur në një qytet të panjohur, duke e kërkuar rrugën a ju ka ndodhur: a) të mbështeteni në logjikë; b) ta kuptoni se rrugën e duhur e keni parë ëndërr; c) ta ndiqni instinktin dhe të arrini në vendin e duhur. Nëse ëndërroni vende të panjohura, atëherë me gjasë mund ta parashikoni të ardhmen.

4. Ju jeni: a) "autor" dhe qendër e argëtimeve të ndryshme; b) doni që të shpreheni, por jo duke e tepruar; c) gjërat i mbani për vete. Psikologja Betty Humphrey nga Universiteti "Duke" ka konstatuar se ekstrovertët mesatarisht munden ta parashikojnë më mirë të ardhmen sesa introvertët.

5. Nëse çdo gjë shkon keq: a) tërhiqeni në vetvete apo bëheni depresivë; b) shqetësoheni, por shpresoni për më të mirën; c) shqetësimet i mbani nën kontroll. Psikologu John Palmer ka zbuluar lidhjen midis aftësive parapsikologjike dhe neurozave. Ai ka konstatuar se njerëzit neurotikë arrijnë rezultate shumë më të këqija në testet e perceptimit jashtë-shqisor, sesa njerëzit e qetë.

6. Mendoni: a) në mënyrë logjike dhe sistematike; b) në mënyrë origjinale dhe inovative; c) në mënyrë artistike dhe kreative. Ata me imagjinatë të zhvilluar, sidomos artistët, arrijnë rezultate shumë më të mira në testet e perceptimit jashtë-shqisor dhe në parashikime sesa mendimtarët sistematikë, të cilët mbështeten vetëm në logjikë.

7. Derisa flini: a) ëndërroni me ngjyra; b) nuk shihni fare ëndrra; c) ndonjëherë shihni ëndërr gjëra që më pas realizohen. Njerëzit që kanë ëndrra tepër lucide shpesh mund ta parashikojnë të ardhmen. Parapsikologu J. W. Dune mendon se si, derisa ëndërrojnë, njerëzit hyjnë në një botë paralele, në të cilën mund ta shohin të ardhmen.

8. Sa iu përket përjetimeve jashtëshqisore: a) jeni të hapur ndaj të gjitha shpjegimeve; b) jeni të sigurt se ato ekzistojnë; c) këto i konsideroni trillime. Njerëzit që besojnë në perceptimet jashtëshqisore kryesisht kanë rezultate më të mira sesa skeptikët. Por, disa skeptikë kanë aftësi parapsikologjike, deshën, apo nuk deshën.

9. Duke shikuar retë: a) shihni forma të fytyrave; b) shihni shumë figura të cilat vazhdimisht ndryshojnë; c) shihni... retë. Parapsikologët, në përgjithësi, mund të vizualizojnë objekte të ndryshme në objektet që i kanë në mend. Parashikuesit e mëdhenj, sikur Nostradamusi, shikonin në ujë, apo në tym, duke parë qartë ardhmërinë e botës.

(Kosova Sot Online)