Ndeshja e vrimave të zeza mund të çrregullojë hapësirën dhe kohën

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 11:20
Ndeshja e vrimave të zeza mund të çrregullojë hapësirën dhe kohën

Shkencëtarët kanë parashikuar se kjo ngjarje do të shkaktonte turbullim në kontinuumin hapësirë-kohë. Dy vrimat e zeza, që gjenden në kuaserin PG 1302-102, besohet të jenë aq afër, saqë hapësira që i ndan ato ka madhësi vetëm sa sistemi ynë diellor. Në një distancë prej 3.5 miliardë vitesh, ndeshja monumentale nuk ka të ngjarë që të shkaktojë ndonjë problem për ne, këtu në Tokë, por kur kjo të ndodhë, shkencëtarët parashikojnë se një gjë e tillë do të ketë ndikim, të madh a të vogël, në tërë universin.

Ndeshja pritet që të prodhojë një shpërthim të barabartë me fuqinë e eksplodimit të 100 milionë yjeve, duke hedhur tej të gjitha yjet dhe planetët në afërsi, duke transmetuar në të njëjtën kohë valë gravitacionale. Këto dukuri ishin parashikuar nga Albert Einstein gati një shekull më parë. Duke qenë se dy vrima të zeza nuk ka të ngjarë që të ndeshen edhe 100,000 vjet, atëherë iu mbetet shkencëtarëve të asaj kohe që të merren me pasojat e këtij problemi.

(Kosova Sot Online)