Dritat misterioze që terrorizuan banorët e Indianës

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 12:41
Dritat misterioze që terrorizuan banorët e Indianës

Banorët e Indianës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në pasditen e 12 qershorit të këtij viti ishin terrorizuar nga ajo që kishin parë në qiellin mbi qytetin e tyre. Megjithatë, përkundër faktit që dëshmitari që ka qenë i vetmi, i cili ka raportuar për këtë incident, ai ka thënë që afër tij, në momentin kur është shfaqur drita e ndezur në qiell, kanë qenë edhe disa dhjetëra bashkëvendës të tij.

Në videon të cilën ia ka bashkangjitur dëshmisë së tij mund të shihet se si, herë pas here, në qiell shfaqen drita të fuqishme, dukuri kjo që nga disa ekspertë është cilësuar si rezultat i një eksperimenti hulumtues të bërë nga qeveria, megjithatë ka pasur edhe të atillë që për këtë fenomen i kanë 'fajësuar' UFO-t.

(Kosova Sot Online)