Një kthim në realitet

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 11:10
Një kthim në realitet

Në vitin 1991, Glenn ishte student në Nova Skocia. Ai që filloi si udhëtim i rëndomtë me autobus për në qytetin e tij të lindjes, përfundoi në një shtrembërim hutues në kohë dhe hapësirë. "Isha ulur në fund të autobusit dhe askush nuk ishte afër meje", thotë Glenn, "por, prapa shoferit qëndronte një familje.

Udhëtimi ishte i rëndomtë derisa arritëm afër qytetit ku jetonin prindërit e mi. Shikoja nga dritarja dhe pashë fabrikën e gomave 'Michelin'. Kur autobusi arriti në majë të një kodre, pata një ndjenjë të çuditshme dhe, për një shkak të panjohur, fillova të imagjinoja shumë njerëz në autobus duke qeshur me mua. "Më pas ndodhi një kthim i shpejtë në realitet dhe autobusi ishte papritmas rreth një milje prapa, në autostradë. Më pas pashë përsëri autobusin duke kaluar afër fabrikës së gomave. Kjo gjë më frikësoi dhe iu afrova shoferit. I tregova çka kisha përjetuar, e ai, me një pamje nervoze, më tha se 'gjërat e tilla ndodhin' ".

(Kosova Sot Online)