Gjendet një statujë tjetër në Mars

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 12:26
Gjendet një statujë tjetër në Mars

Gjatë këtij viti kemi diskutuar me të madhe rreth Marsit. Aty është zbuluar... gjithçka edhe pse për skeptikët, bëhet fjalë vetëm për gurët e Marsit. Sido që të jetë, tani flitet për zbulimin e radhës, që është një statujë. Sipas asaj që thotë Scot Waring nga "UFO sightings daily" dhe përdoruesi i "YouTube"-it me emrin Stereetcap1, pamja tregon një statujë misterioze të një figure humanoide në sipërfaqen e Marsit.

Sipas tyre, kjo është vetëm edhe një dëshmi e ekzistimit të një civilizimi të dikurshëm në planetin e kuq. Sikur edhe në rastet e mëparshme, ekziston një debat midis atyre që thonë se objekti në fjalë është statujë, dhe të tjerëve, që nuk e pranojnë një shpjegim të tillë. Derisa tërë kjo mesele ka filluar më shumë t'i ngjajë debatit rreth asaj se a është më e vjetër pula, apo veza e saj, ju jeni të lirë që të vendosni në mënyrë të pavarur se cilit tabor doni t'i takoni.

(Kosova Sot Online)