Hëna është duke u zvogëluar?!

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 12:29
Hëna është duke u zvogëluar?!

Kërkuesi orbital i NASA-s, që eksploron Hënën, ka dërguar disa fotografi, të cilat tregojnë se çfarë ndikimi ka planeti ynë në Hënë. Në vitin 2010 shkencëtarët kishin zbuluar disa fraktura në sipërfaqe të Hënës, të shkaktuara nga veprimi i forcës gravitacionale të fushave të Tokës. Studimet e reja ofrojnë edhe fotografitë e para me rezolucion të madh. Janë fotografuar tri të katërtat e sipërfaqes së Hënës, e me këtë rast shkencëtarët kanë vërejtur më shumë se 3.200 thellime në tërë sipërfaqen e Hënës.

Hëna gjendet në procesin e ftohjes, të vjetër një miliardë vjet, e meqë bërthama është duke u bërë më e ftohtë, pjesët që janë shkrirë më herët tani janë duke u ftohur dhe duke u bërë më të forta. Pasi që të ndodhë një gjë e tillë, ato pjesë ftohen dhe rrudhen, gjë që ndikon që, pak nga pak, sipërfaqja e Hënës të zvogëlohet. Sikur të mos ishte Toka me ndikimin e saj gravitacional, atëherë çarjet dhe thellimet do të formoheshin në mënyrë të njëtrajtshme në Hënë.

(Kosova Sot Online)