Irlandezja filmon aktivitetin paranormal në shtëpinë e saj

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 11:53
Irlandezja filmon aktivitetin paranormal në shtëpinë e saj

Një video e frikshme dhe tejet intriguese, që së fundmi është publikuar në internet, është duke e bërë xhiron e botës, duke ngjallur reagime nga më të ndryshmet. Bëhet fjalë për videon e incizuar nga një grua irlandeze, e cila pretendon të ketë kapur 'aktivitet paranormal' në shtëpinë e saj.

Në fakt, pretendimet e saj mbështeten fuqishëm nga pamjet në video, që është vërtetuar se janë origjinale dhe se nuk ka pasur ndërhyrje për ndryshimin e tyre. Në video mund të shihet se si objektet në dhomën e saj fillojnë të lëvizin, pa u prekur nga askush dhe nisen në drejtim të personit që është duke e mbajtur kamerën. Për më tepër, në videon e publikuar mund të dëgjohen edhe zëra të çuditshëm, që besohet se vijnë pikërisht nga aktiviteti paranormal. 

(Kosova Sot Online)