Legjendat më të frikshme urbane

  • A.P /
  • 31 July 2020 - 15:20
Legjendat më të frikshme urbane

Maria e Përgjakur

Njëra nga legjendat më të famshme dhe rrjedhimisht më të përfolura urbane është ajo për Marinë e Përgjakur, për të cilën thuhet se paraqitet prapa personit që shikohet në pasqyrë, në rastet kur ky i fundit e thërret emrin e saj tri herë. Maria është krejtësisht e mbuluar në gjak dhe thuhet të jetë ogurzezë, meqë personi që e sheh Marinë e Përgjakur në pasqyrë, shumë shpejt i bashkohet në jetën e përtejme.

Burri me çengel

Një tjetër legjendë urbane, që është po aq e frikshme sa edhe e para, flet për një burrë, që në dorën e tij të djathtë e ka të amputuar një çengel, nëpërmjet të cilit kishte terrorizuar një çift adoleshentësh, të cilët kishin dalë për t'u shoqëruar me njëri-tjetrin në një park të afërt. Burri në fjalë kishte arritur të arratisej nga spitali i të çmendurave, që gjendej jo shumë larg parkut ku adoleshentët kishin qenë duke shijuar momentin. 

Kufoma nën shtrat

Nuk ka gjë më të frikshme sesa pasi që të vendosesh në një dhomë hoteli, apo në shtëpinë tënde të re, ta kuptosh se nën shtratin ku fle gjendet kufoma e një të vdekuri. Ky mund të tingëllojë si një skenar shumë i përshtatshëm për filmat e zhanrit horror, mirëpo kjo gjë u ka ndodhur shumë njerëzve në jetën reale. Një çift amerikan, që e kishin përjetuar këtë tmerr gjatë muajit të tyre të mjaltit, janë vetëm disa nga të terrorizuarit.

Nusja e zhdukur

Në një dasmë, që ishte organizuar në një vend ku loja që një person të fshihej, ndërsa të tjerët ta kërkonin është tradicionale, kishte ndodhur diçka e papritur. Nusja ishte fshehur dhe të tjerët ishin vënë në kërkim të saj, mirëpo, përkundër faktit se të tjerët e kishin kërkuar për orë të tëra, ajo nuk ishte gjetur. Disa vite më vonë, kufoma e saj e dekompozuar ishte gjetur në një kuti druri, në oborrin e shtëpisë së dhëndrit.

Vrasësi në ulëset e pasme

Një ndjenjë e tmerrshme, që shumë njerëz e kanë përjetuar, është vozitja në orët e vona të natës, i vetëm në veturë dhe përfytyrimi i asaj se çka do të vepronim nëse një i panjohur do të dilte nga ulëset e pasme të veturës. Në fakt, kjo ndjesi e keqe ka qenë realitet për disa persona, një prej të cilëve ka qenë një grua, e cila pasi që ishte ndalur për ta mbushur veturën me karburant e kishte vazhduar rrugën, mirëpo jo për shumë gjatë, pasi që ishte vrarë me sëpatë nga një i panjohur, që kishte dalë nga ulëset e pasme të veturës së saj.

Vrasësi me sëpatë

Miti për vrasësin e frikshëm është aq i përhapur saqë janë krijuar edhe lojëra kompjuterike, që për personazh kryesor kanë pikërisht këtë karakter. Legjenda thotë që vrasësi me sëpatë është i etur për gjakun e fëmijëve dhe të rinjve, andaj edhe i sulmon ata, kryesisht nëpër vendet e largëta malor.


(Kosova Sot Online)